VIDEO – Tirana i jep leksion Vllaznise në “Loro Boriçi”, e mund edhe me një lojtar më pak…

Mbyllen 90 minutat e “klasikes” Vllaznia- Tirana. Në “Loro Boriçi”, në pjesën e parë, vendos një gol i akorduar me VAR, pasi më herët arbitri anësor e anuloi si pozicion jashtë loje.

Një kundërsulm i Tiranës gjen Vllazninë e papërgatitur teksa e gjithë skuadra ishte në gjysmëfushën e tiranasve. Xhixha shkëputet dhe ia arrin të kalojë edhe portierin Zogoviç, i cili kishte qendruar në portën e tij, larg mbrojtjes.


Pjesa e dyte nisi me nje Vllazni me ngulmuese, duke pare ne drejtim te portes se Tiranes. Megjithate, goli nuk doli ne drite. Madje, 20 minutat e fundit Vllaznia kishte nje lojtar me shume ne fushe por golin e shenoi serish Tirana.
Nje mbrojtje e pergjumur merret perpara nga sprinti i Seferit qe hipotekon 3 piket.

Pyetja qe mund te ngrihet eshte: Vllaznia eshte ne krize apo po rreshqet ne krize?!