VIDEO – Teuta e Edi Martinit nuk ia del, Shamrok e mund edhe në Durrës duke e eliminuar, ikën edhe Laçi…

Teuta i ka dhënë lamtumirën pjesëmarrjes në Europë, pasi është mundur edhe në ndeshjen e dytë nga Shamrok. Teuta nuk ia doli të përmbyste irlandezët e Shamrock Rovers pasi u mposht në Elbasan 2-0. Durrsakët e kishin humbur edhe ndeshjen e parë me rezultatin 1-0 dhe me rezultatin e përgjithshëm 3-0 Shamrock kualifikohet në play-off ndërsa Teuta eliminohet.

Edhe Laçi i ka dhënë lamtumirën Conference League. Kurbinasit u mposhtën 2-1 në Bruksel nga Anderlecht në ndeshjen e kthimit ndërsa të parën e kishin humbur 3-0 në Elbasan. Anderlecht ishte një rival i pakalueshëm për Laçin që gjithsesi e shënoi një gol në Bruksel me Lushkjan. Mbyllet këtu aventura e skuadrave shqiptare në kupat e Europës edhe për këtë sezon.