VIDEO – Teuta e Edi Martinit mund sërish Vllazninë, pas fitores për Kupën në Durrës i shënon tripletë në Shkodër…

Teuta mund Vllazninë edhe për Superligë në “Loro Boriçi”, pasi e mundi në “Niko Dovana” të Durrësit në mesjavë duke e nxjerrë nga Kupa e Shqipërisë. Fitorja ka qenë mjaft e thellë, me tre gola dhe i pari i shënuar me penallti nga Kallaku në minutën e 15- të. Ka qenë një shkodran i Teutës, Rubin Hebaj, ai që e ka fituar, pasi u mbajt nga fanela në zonën e Vllaznisë nga një lojtar kuqeblu. 45 minutat e para u mbyllen me këtë rezultat, i cili ndryshoi në pjesën e dytë. Miqtë kanë shënuar edhe dy herë të tjera, me Vilën në minutën e 83-të dhe 2 minuta më vonë me penallti të kthyer në gol nga Aleksi.

Teuta e Edi Martinit merr kështu në Shkodër një fitore të rëndësishme në ngjitjen në renditje për të synuar Kupat e Europës. Nga ana tjetër, Vllaznia po ndjen përherë e më shumë ftohtësinë e renditjes, ku me shumë mundësi do ti duhet të luajë një ndeshje play- out për të qendruar në Superligë edhe për sezonin tjetër. Kjo është edhe një fitore e “nxënësit” Martini ndaj “profesorit” Dedja.


Vllaznia-Teuta 0-1

Shënues: Kallaku 15′

KV: Sidorenko, Krymi/ Todorovski

VLLAZNIA: Sherri, Gligorov (Repaj), Malota, Shehi, Shtubina, Kruja, Gurishta, Krymi (Marku), Sidorenko (Lekaj), Lika (Zhunior), Zogaj. Trajner: Hysen Dedja

TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuros, E. Vila, Aleksi, Avdyli, L. Vila, Kallaku (Kapllani), Hebaj (Gruda). Trajner: Edi Martini

Copyright © ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media