Termeti i rënë pasditen e sotme konsiderohet si më i forti i 20- 3o viteve të fundit. Ai ka dëmtuar apo shembur mjaft ndërtesa, qoftë të reja apo edhe të vjetra. Ndërkohë, një ndertesë “e rrezikshme” siç është Teatri Kombëtar, termeti nuk i ka thyer as edhe një xham. Këtë e dokumentojnë edhe pamjet e filmuara dhe të publikuara në Facebook nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. “Ja edhe një tërmet i fortë. Dëme në pallate në Don Bosco. Asnjë xham i thyer në Teatër. Anëtarja e AMT Adriana Tolka ishte aty dhe bëri këtë video.”, thuhet në postimin e ilustruar me videon më poshtë. Një nga arsyet e prishjes së Teatrit Kombëtar për të ndërtuar një të ri, ishte edhe rreziku i shembjes. A vlen si provë në të kundërtën termeti i sotëm?!