Një mundësi shumë e mirë për shkëmbimin e njohurive në fushën e teknologjisë në mes fëmijëve të Shkodrës me bashkëmoshatarët e tyre nga rreth 120 vende të tjera. Kështu e ka konsideruar kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi festivalin e teknologjisë TeknoFest, i cili promovohet sot në qytetin e Shkodrës.
Me këtë rast, kryebashkiakja Ademi ka pritur në një takim përfaqësues të Yunus Emre Enstitüsü İşkodra, me të cilët ka bashkëbiseduar jo vetëm për TeknoFest por edhe bashkëpunimin e shkëlqyer me Institutin Yunus Emre në Shkodër.