Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë i prerë pas takimit me artistët se Teatri Kombëtar është “vija e kuqe”.
Basha shprehet se çdo akt për prishjen e Teatrit është një akt i pastër lufte ndaj qytetarëve dhe thekson se nëse qeveria do t’i shkojë deri në fund marrëzisë per shembjen e teatrit, ata duhet te presin zjarrin nga Surreli tek qendrat tregtare, objektet luksoze të krîmít të organizuar dhe oligarkëve.
“Artistet janë përballur me dhûnë, reprêsion dhe nuk janë duke mbrojtur në gjë personale. Cdo hap për prishjen e teatrit është një akt i pastër luftë ndaj qytetarëve, artit dhe artistëve. I bëj thirrje të gjithë demokratëve, qytetareve që sot jane në pasiguri për jetën, me tavolinë të boshatisur ta kuptojnë se sot te Teatrit Kombëtar është “vija e kuqe” e perballjes me regjimin.
Nëse ky pushtet do ti shkojë deri në fund marrëzisë le ta presin zjarrin nga Surreli tek qendrat tregtare, objektet luksoze të krîmít të organizuar dhe oligarkëve. Teatri Kombëtar është vija e kuqe”, deklaroi Basha.