
24 orët e fundit një solidaritet i pashoq ka nisur në mbështetje të familjeve të prekura nga pasojat e termetit. Çdokush kontribuon me mundësitë që ka, duke nisur nga ndihmat materiale deri tek ndihma në operacionit e kërkim- shpëtimit apo në akomodimin e mbështetjen e banorëve të tronditur.
Një grup të rinjsh nga Shkodra, po japin mbështetjen e tyre, duke u shfaqur të gatshëm të ndihmojnë duke shërbyer aty ku ka nevojë, pranë njerëzve në këto ditë të vështira dhe me një barrë të rëndë siç është humbja e njerëzve. Fillimisht ka qenë i riu Gerti Hilacukaj që ka parë nga afër gjendjen e rëndë por edhe se ku mund të kontribuojë grupi i të rinjve nga Shkodra. Duke nisur nga nata e sotme, ata do të fillojnë të shërbejne për banorët zonave të prekura nga termeti, duke iu gjendur pranë në këto momente të vështira.