Dy ditë më parë ishin aktorët dhe regjisorët profesionistë të Teatrit “Migjeni” që organizuan një prótestë të heshtur në shenjë solidarizimi me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit por edhe për të shprehur índìnjatën për prishjen e ndertesës.
Sot kanë qenë disa të rinj shkodranë ata që kanë dashur të shprehin pozicionin e tyre për këtë çeshtje. Nuk janë të rinjë çfarëdo, por janë ata që kanë provuar magjinë e skenës së teatrit dhe tashmë ia dinë vlerat. Janë aktorë të rinj dhe prej tyre, shumë premtojnë të jenë shpejt në gjirin e Teatrit “Migjeni”.
Fillimisht kanë qëndruar në heshtje, para kamerave, duke mbajtur pankarta në duar. Më pas, disa syresh kanë përcjellë edhe mesazhet e tyre. Një situatë aspak e zakontë për një vend si Shqipëria, e cila aspiron antarësim në BE por shémb pa mëshìrë një ndërtesë mbi 80 vjeçare. /Nga ShkodraWeb Media, video: StarPlus TV/