VIDEO – Të rinjtë e shkodrës marshim sensibilizues për bashkëmoshatarët, edhe në shenjë nderimi për nënkomisar Hoxha

Të rinjtë e Shkodrës, të organizuar në Koalicioni Kundër Drogës dhe Alkoolit, kanë organizuar paraditen e të shtunës në marshim të heshtur, në shenjë sensibilizimi për bashkëmoshatarët por jo vetëm kundër përdorimit të substancave të mësipërme.

Po ashtu, marshimi ka qenë edhe një formë nderimi publike për nënkomisar Saimir Hoxha, i rënë në krye të detyrës pikërisht në përballje me kultivuesit e shpërndarësit e bimëve narkotike.


Marshimi i të rinjve është nisur nga sheshi në Parrucë, për të vijuar ecjen në drejtim të Pedonales “Kol Idromeno” për të përshkruar rrugën deri tek “Truma e Dugajëve të Reja” siç njihet në Shkodër.

Ata mbanin në duar disa pankarta duke përcjellë mesazhin e qartë dhe kuptimplotë pët të gjithë, pavarësisht moshës “D.E.A.D -Drug Ends all Dreams – Droga u jep fund të gjitha ëndrrave. Sipas organizatorëve, në mbështetje të këtij marshimi, kanë qenë edhe organizata të shoqërisë civile si dhe janë bashkuar bashkëmoshatarë nga gjimnaze të Shkodrës.