Ditën e sotme mediat kanë patur interes të veçantë lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e ankimimit të Shoqatës së Bashkive lidhur me “30 qershorin”. Në përgjigje të interesit të gazetarëve, kryebashkiakja Voltana Ademi, në cilësinë e ankimueses si kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, ka folur për mediat nga zyra e saj.
“Të presim vendimin e arsyetuar të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë në thelb Ademi, e cila i është përgjigjur mjaft pyetjeve të gazetarëve. Kryebashkiakja e Shkodrës ka folue edhe për mundësinë e rikandidimit të saj, nëse Presidenti Meta do të shpallë zgjedhje në 6 bashki, mes të cilave edhe ajo e Shkodrës.
Në këtë pikë, Ademi ka thënë se fillimisht duhet pritur qasja e institucioneve pas zbardhjes së vendimit të arsyetuar të Gjykatës Kushtetuese. Ajo ka shtuar se rikandidimi është një proces dhe në fund një vendimmarrje që është në varësi të disa faktorëve, mes të cilëve edhe vullnetit të saj individual.
Në përgjigje të interesit të mediave, Ademi ka folur edhe për situatën në PD por edhe ndikimin e mundshës në një situatë të zgjedhjeve të pjesshme që mund të shpallen nga Presidenti Meta, në dritën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për “30 qershorin”. /ShkodraWeb/