NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

VIDEO – Të ndjekim modelin gjerman për pandeminë, testim, mjek familjeje, merkato ushqimore dhe farmaci hapur…

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, me anë të një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, shprehet se Shqipëria duhet që të ndjekë modelin gjerman, në mënyrë që të mund të parandalojë sa më shpejt përhapjen e virusit. Vasili thekson se Gjermania po e lufton virusin, duke kryer testime, duke dërguar mjekë familjeje nëpër banesa, si dhe me anë të merkatos së ushqimeve e mbajtjen hapur të farmacive.

“Testim, mjeku i familjes dhe merkato ushqimore e farmaci hapur, kështu po fiton Gjermania ndaj Pandemisë!”, thotë Vasili.


Në video, ai jep edhe arsyet se përse Gjermania e ka luftuar kaq mirë virusin dhe pse modeli gjerman është ai që mund të na shpëtojë nga pandemia.

Copyright © ShkodraWeb Media ׀׀ Të gjitha materialet tona mund të riprodhohen/rishpërndahen lirisht nga mediat e tjera por duke përmendur burimin se nga është marrë informacioni.
ShkodraWeb Media
ShkodraWeb Media