
Çeshtja e shpopullimit të vendit, është kryetemë e Lëvizjes “Atdheu” të drejtuar nga Kreshnik Osmani. Ai, bashkë me stafin e kësaj partie politike, ka qenë në aeroportin e Rinasit, ku ka folur për fenomenin e emigracionit.
Osmani, përmes një video amatore, ka kërkuar nga shqiptarët të bashkohen për të ndaluar largimin e shqiptarëve nga atdheu i tyre. Nga ana tjetër, ai ka thënë se Lëvizjen “Atdheu” nuk do të shihni në asnjë media, asnjë sondazh “sepse janë betuar të na zhdukin si komb”.
Lëvizja “Atdheu” është një nga 11 partitë pjesëmarrëse në zgjedhjet e 11 maj 2025 dhe është bërë pjesë përmes procesit të mbledhjes së firmave nga shqiptarët. Kjo parti politike mban numrin 3 në fletën e votimit.