Transporti publik interurban do të rifillojë nesër edhe në Shkodër. Kanë qenë përfaqësues të këtij sherbimi që e kanë deklaruar këtë në një dalje për mediat, duke bërë të ditur se mjetet e tyre kanë kaluar të gjitha procedurat e duhura për shkak të pandemisë.
Në emër të shoferëve, ka folur Gëzim Gjetja. “Shoqëritë e transportit të qarkut të Shkodër do fillojnë daljen në punë. Jemi prej 4 muajsh pa punë dhe rrezikojnë problemet tona ekonomike të familjes. Nesër, ditë e mërkurë linjat tona ndërqytetase do të fillojmë punë në orën në 6 të mëngjesit deri në orën 5 pasdites”.
Ditën e sotme, ka qenë ministrja e Shendetësisë dhe Mrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu që dha lajmin për këtë rifillim shërbimi, ndërsa ka vënë në dukje edhe masat strikte që duhen ndjekur në këtë situatë pandemie. /ShkodraWeb Media/