
Banorët e fshatit turistik Rrjoll të të Njësisë Administrative Velipoje kanë protestuar për të drejtat e tyre. E drejta për të protestuar është e drejtë kushtetuese dhe nuk mund të pengohet nga askush, e aq më pak nga policia e shtetit.
Këta banorë nuk kërkojnë asgjë më shumë se sa dialogun dhe njohjen me faktet dhe pretendimet e tyre nga organet ligjzbatuese. Përdorimi i dhunës dhe i forcës nga ana e policisë në këtë rast është i patolerueshem, dhe i dënueshëm.
Kerkojme lirimin e menjehershem te banorëve të ndaluar sepse kjo eshte ne kundershtim me kushtetuten dhe te drejtat e njeriut.
I bejmë thirrje policisë së Shkodres, drejtuesve të saj, të bëjnë detyrën në interes të qytetatarëve, të jenë në shërbim të tyre pasi paguhen nga taksat e qyetetarëve. I bëjmë thirrje policisë së Shkodrëa të ngrihet në lartësinë e duhur duke ofruar siguri, rend dhe qetësi për të gjithë si dhe të lirojë menjëherë personat e ndaluar, dhe të vihet në sherbim të qytetarëve duke ju garantuar atyre të drejten e protestës. /Deklaratë për mediat e kryetares së PD- së Shkodër, Eliona SHKRELI/