
Shkruan në Facebook Emilia Koliqi, kandidate për deputete e PD- së për Qarkun e Shkodrës: Zona e Livadeve dhe e bllokut të banimit pas By-Passit iu bashkuan qytetit të Shkodrës pas vitit 1990.
Njerëz vitalë, punëtorë e të përkushtuar, për 8 vite janë përballur me vështirësi e problematika të shumta për shkak të keq qeverisjes së vendit.
Por sot, vetëm dy javë na ndajnë nga Ndryshimi i shumëpritur dhe këta banorë, do ti bashkohen uruganit të Fitores së pandalshme të 25 Prillit. Vetëm kështu, të gjithë bashke mund të largojmë të keqen 8 vjeçare që ka mbërthyer këtë vend.