
Pak orë na ndajnë nga ndryshimi i viteve. Familjet shqiptare e shkodrane, kanë bërë planet se si do ta presin vitin 2024, në shtëpi apo në lokale të ndryshme. Ndërkohë, ka edhe një alternativë tjetër, e cila është bërë publike nga kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci.
Përmes një video, të shoqëruar me një tekst të shkurtër, Beci fton bashkëqytetarët ta presin bashkë në shesh ndërrimin e viteve, me muzikë dhe fishekzjarre.
“Sonte do të presim ndërrimin e viteve me spektaklin e fishekzjarreve dhe tingujt e këngëve shkodrane nga Sidrit Bejleri. Takohemi para mesnate në sheshin festiv. Gëzuar!”, shkruan kryebashkiaku Beci në publikimin e tij, shoqëruar me videon që mund ta ndiqni më poshtë.
Përveç muzikës, e cila ka shoqëruar shkodranët gjatë gjithë dhjetorit, spektaklit të fishekzjarreve, në shesh “live” për herë të parë do të pritet ardhja e vitit të ri me numërimin mbrapsht në shesh të sekondave të fundit të 2023- it.




