
Partia Demokratike ka zhvilluar një takim përmbyllës të fushatës elektorale në Rajonin nr. 3 të qytetit të Shkodrës, aty ku e ka përqendruar aktivitetin e saj kandidatja për deputete e PD- ASHM, Senada Mehmeti.
Banorët kanë rezervuar një pritje shumë të ngrohtë, teksa entuziazmin e fitores për Partinë Demokratike me 11 maj 2025, e ka ndezur pikërisht Senada Mehmeti.
Fjala e saj, është ndërprerë disa herë nga duatrokitjet dhe brohoritjet e të pranishmëve, teksa kandidatja Mehmeti ka shpalosur para banorëve pikat e forta të programit të PD- ASHM.