
Luçiano Boçi, në çdo orë të ditës, është në takime me banorët në të gjithë qarkun e Shkodrës. Edhe para pak minutave, ai ka përfunduar një tjetër takim dhe pas tij, drejtuesi politik i PD- së së qarkut Shkodër, jep mesazhin e radhës.
“Ndryshe nga ata përballë nesh, takimi me çdo banor nuk na tremb. Sepse nuk po premtojmë sot, për të mos përmbushur si ata mot. Kudo, me çdo kandidat, e jo me banditë politik, për t’i kthyer ditët e mbetura në festë të demokracisë.”, shkruan numri 2 i PDSH- së Luçiano Boçi në rrjetet e tij sociale.
Ndërsa kanë mbetur edhe 10 ditë fushatë, intensiteti i takimeve të Boçit në qarkun e Shkodrës, po njeh rritje nga dita në ditë, deri të dielën e 11 maj 2025 kur shqiptarët do të zgjedhin deputetët dhe qeverinë e tyre për 4 vitet e ardhshme.