
Partia Socialiste ka mbyllur fushatën elektorale në qarkun e Shkodrës. Këtë të diel, kryeministri Edi Rama ka qenë në Shkodër, fillimisht në një takim në kinema “Republika” me personalitete dhe me profesionistë të fushave të ndryshme.
Hapja e këtij takimi është bërë nga kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci, i cili ia ka kaluar fjalën kryeministrit Rama. Para të pranishmëve, ai ka bërë një prezantim të investimeve në qarkun Shkodër dekadën e fundit, sipas sektorëve, në një total 1.31 miliardë euro.
Në vijim, në sheshin para Bashkisë së Shkodrës, është zhvilluar edhe mitingu që mund të konsiderohet përmbyllës i fushatës elektorale të PS- së në qarkun e Shkodrës.
Pas fjalës së hapjes, kryebashkiaku Benet Beci ka ftuar kandidatët e PS- së për një fjalë të shkurtër secili, për t’ia lënë mbylljen e mitingut, kryeministrit Edi Rama.