
Ministrja e Sipërmarrjes dhe Klimës së Biznesit Delina Ibrahimi së bashku më Kryetarin e Bashkisë Shkodër Benet Beci dhe deputeten Edona Bilali kanë zhvilluar një takim me bizneset në Shkodër. Në këtë takim, ministrja Ibrahimi njohu bizneset me lehtësitë që qeveria shqiptare po zhvillon tek mundësitë për kreditim të Bankës së Shqipërisë dhe ligjin për inspektoriatet që ka në fokus rekomandimin dhe jo gjobitjen e bizneseve.
Nga ana e tij kryebashkiaku Benet Beci u ndal tek lehtësitë dhe suporti që do të ofrojë Bashkia Shkodër ndaj bizneseve kryesisht në infrastrukturë por edhe si një partner i rëndësishëm për zhvillimin e biznesit.
Për deputeten Edona Bilali, Shkodra ka një specifikë të vecantë në bizneset fasone dhe tekstile ku të gjithë janë bashkë në problematikat që shqetësojnë këtë sektor por sot edhe me suportin edhe të Bashkisë Shkodër, do të krijohën mundësi për të ndihmuar këtë sipërmarrës.
Biznesi fason ka një rol të rëndësishëm në ekonominë e rajonit të Shkodrës ku mban një peshë të rëndësishme për punësimin e familjeve shkodrane. Bizneset kanë gjetur gjuhën e përbashkët në shumë problematika të diskutuara në këtë takim të cilat do të marrin zgjidhje në të ardhmen.