Partia Socialiste ka organizuar pasditen e të enjtes atë që mund të konsiderohet mbyllja e fushatës elektorale në Qarkun e Shkodrës. Në mitingun e organizuar në Pedonalen e qytetit, pranë Bashkisë Shkodër, folës kryesor ka qenë kryeministri Edi Rama. Para tij, kanë marrë fjalën disa nga kandidatët për deputet të PS i propozon qytetarëve të Qarkut Shkodër.
Mes tyre, ishte edhe Paulin Sterkaj, deputet aktual dhe që është në garë për mandatin e pestë radhazi. Në foltore ai ka falenderuar kryeministrin Rama që i dha besimin për të përfaqësuar sërish Partinë Socialiste. Njëkohësisht, gjatë fjalës së tij Sterkaj ka patur edhe një thirrje për shkodranët, të cilëve u është drejtuar me fjalës: Votoni Edi Ramen, ta shnderrojme Shkodren ashtu sic i ka hije.