Autoritetet kanadeze kanë mundur të identifikojnë autorin e sulmit me furgon nga i cili mbetën 10 të vdekur dhe 15 të plagosur. Agresori është 25-vjeçari Alek Minassian, i është drejtuar një polici për ta sulmuar pasi doli nga furgoni i bardhë. Në pamje filmike dëgjohet polici që thrret: “Ulu në Tokë ose do të qëllohesh”, teksa i riu vazhdonte të qarkullonte.
Më pas shihet i dyshuari i shtrirë fytyrë poshtë në trotura dhe polici që i vë prangat. Policia konfirmoi se Minassian nuk kishte armë me vete në momentin e sulmit. Nuk është ende e qartë se çfarë i kishte drejtuar policit.
Arrestimi i tij u bë pasi përplasi turmn e njerzve në bulevardin Yonge Strret. Dëshmitarët thonë se shoferi po lëvizte aq shpejt dhe njerëzit që fluturonin në ajër nga përplasja.