
Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Çdo ditë grupet e Policisë Bashkiake janë në terren për të siguruar mbarëvajtjen e pushuesve dhe ruajtjen e hapësirave publike në plazhin e Velipojës.
Gjatë ditës së sotme është diktuar një tjetër rast i zënies së hapësirës publike dhe është ndërhyrë për lirimin dhe sekuestrimin e shezllonëve të vendosur pa lejen e miratuar nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit.




