
Lulzim Basha duket se ka gjetur një tjetër strategji për të penguar grumbullimin e përkrahësve të Sali Berishës para godinës së PD-së.
Siç mund të shihet nga këto pamje oborri i selisë blu është mbushur me makina. Protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha pritet të nisë rreth orës 12:00.
Në deklaratën e bërë dje, Sali Berisha ka paralajmëruar se anëtarësia e PD-së do të nxjerrë nga zyra e tij kreun e selisë blu, pasi pretendon se ai është shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit.
Protesta vjen ndërkohë që gjatë ditëve të fundit në seli kanë tentuar të hyjnë anëtarë të Komisionit të Rithemelimit të PD-së, dhe të rinj të FRPD-së, por dyert kanë qenë të mbyllura.
Demokratët thonë se në ambientet e selisë blu po kryhen punime, ndërkohë që përkrahësit e Berishës pretendojnë se Basha ka blinduar dyert duke e kthyer godinën në bunker.




