VIDEO – Sot u shkarkua si President nga Kuvendi, por Ilir Meta uron shqiptarët “natë të qetë” me një këngë…

Ndërkohë që Parlamenti diskutonte shkarkimin e tij, në ambientet e Presidencës u zhvillua një aktivitet me ansamblin e Dibrës. Ditën e sotme, Presidenti Ilir Meta e mbyll pikërisht me “Hymnin e Djelmnis Dibrane”, ku fton te gjithe te shijojnë kengen e bukur.

Reagimi i Presidentit Meta

Duke ju uruar një natë të qetë ju ftoj ta shijoni këtë këngë kaq të bukur!

Në çdo hymn, këngë, elegji dhe rapsodi, në vallet, në lojrat e larmishme dhe në kostumet popullore të Dibrës gjendet një thesar unik dhe i jashtëzakonshëm kulturor, ngjyrat e jetës dhe bukuritë natyrore të kësaj treve, me shpirt atdhetar dhe artistik të fuqishëm.

Nuk mund të mos ndaj me të gjithë ju, kënaqësinë që përjetova sot, prezantimin për herë të parë dhe pikërisht në Institucionin e Presidentit të Republikës, të një krijimi artistik tepër të arrirë, “Hymni i Djelmnis Dibrane”, të interpretuar mjeshtërisht nga dy prej korifejve të këngës shqiptare, Kastriot Tusha dhe Arif Vladi, që prezanton denjësisht gjithçka Dibra simbolizon për kombin shqiptar.

Duke ju uruar një natë të qetë ju ftoj ta shijoni këtë këngë kaq të bukur! 🇦🇱