VIDEO – Skenderbeu mund Teutën e Edi Martinit, “djemtë e detit” humbasin edhe një penallti…

Skënderbeu dhe Teuta kanë dhuruar një ndeshje spektakolare me plot pesë gola të shënuar. Në fund ka qenë skuadra e Ilir Dajës që gëzon dhe merr tre pikët, pas rezultatit 3-2. Ndeshjen e ka hapur Bregu në minutën e 18, por Teuta ka treguar se është aty dhe Kallaku. Skënderbeu ka provuar dhe përpjekjet e tyre janë shpërblyer nga një penallti e shndërruar në gol nga Dita, për të shkuar në dhomat e zhveshjes në avantazh.


Në pjesën e dytë Teuta është futur fuqishëm dhe ka gjetur golin e barazimit për herë të dytë me Çyrben. Ky gol ka zgjuar sulmin e Skënderbeut, me Mensah dhe Bregun, që tregohen të pasaktë para portës. Teuta synon të rrezikojë nëpërmjet goditjeve nga larg, por durrsakët tregohen të pasaktë.

Në minutën e 73, Dejvi Bregu merr një pasim brenda zonës nga Mensah. Sulmuesi e shfrytëzon në mënyrën më të mirë dhe dërgon topin në rrjetë për të shënuar të dytin personal dhe të tretin për skuadrën e tij. Pas avantazhit të Skënderbeut, Teuta hidhet e gjitha në sulm. Në minutat shtesë durrsakët kanë mundësinë e artë për të barazuar ndeshjen nëpërmjet një penalltie të shkaktuar nga Pollozhani, i cili merr kartonin e dytë të verdhë dhe automatikisht të kuqin.

Kallaku e merr përsipër penalltinë, por hipnotizohet nga Koliçi, me këtë të fundit që pret gjuajtjen e sulmuesit dhe shpëton Skënderbeun. Pas kësaj fitoreje Skënderbeu qëndron në vendin e shtatë, vetëm një pikë më shumë se Vllaznia e vendit të tetë. Ndërkohë, Teuta nuk është në vendin e pestë dhe parakalohet nga Laçi.

Skënderbeu-Teuta 3-2

Shënues: Bregu ’18 dhe 74′, Dita 45+3’ / 25′ Kallaku, Çyrbja 49

KV: Todorovski

SKËNDERBEU: Koliçi, Meksi, Pollozhani, Pëllumbi, Imami, Daja, Taipi(Mara), Dita, Gripshi, Bregu, Mensah
Trajner: Ilir Daja

TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Herljic, Kuros, E.Vila, Avdyli, Kallaku, F.Beqja, Çyrbja, Kulibali
Trajner: Edi Martini

Gjyqtar: Enea Jorgji