Skip to content
25 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – Skena që kujtojnë komuzmin në Shqipëri, ish- presidenti kinez nxirret nga salla e kongresit të Partisë Komuniste

ShkodraWeb 22 October, 2022
skene konkresi komunist kine 2022

Partia Komuniste kineze mbështeti Xi Jinping për udhëheqjen e vendit, duke i dhënë atij mandatin e tretë në pushtet. Gjatë kongresit partiak, që nisi punimet para një jave, shumë zyrtarë kryesorë përfshirë kryeministrin Li Keqiang, u tërhoqën nga pozitat udhëheqëse, lëvizje që i jep Xi-së mundësinë që të emërojë aleat të rinj.

Por nga ana tjetër vëmendjen kanë tërhequr pamjet e ish-udhëheqësit të Kinës, Hu Jintao, të cilit i kërkohet të largohet nga salla në Kongresin e Partisë Komuniste në Pekin. Ky moment është bërë bërë viral në rrjet ndërsa qytetarët përpiqen të kuptojnë se çfarë ka ndodhur.

Gjithashtu edhe BBC ka sjellë në vëmendje këtë skenë, e ndërsa shtrohen shumë pyetje, asnjë përgjigje nuk ka pasur deri më tani nga qeveria kineze.

Hu, 79 vjeç, dukej se nuk dëshironte të lëvizte. Nëse është kështu, pse?

Çfarë i tha ai njeriut që e zëvendësoi, Xi Jinping, gjë që shkaktoi një lëvizje me kokë nga udhëheqësi aktual i Kinës? Dhe çfarë i tha ai mbrojtësit të tij, Li Keqing, teksa e goditi në shpatull para se të dilte nga skena?

Dy janë arsyet për largimin e tij janë: Ose ishte pjesë e politikës së pushtetit të Kinës, me një lider që përfaqësonte një kohë të mëparshme që u largua simbolikisht, ose se Hu Jintao ka probleme serioze shëndetësore.

Në ditën e parë të Kongresit, një javë më parë, ai hyri vetëm me ndihmën e një zyrtari. Atë ditë, ai dukej mjaft i dobët. Megjithatë, nëse ai u largua në fund për shkak të sëmundjes, pse ndodhi kjo kaq papritur? Pse para kamerave? Ishte një urgjencë?

Në pamjet e publikuara shihet Xi Jinping duke u kthyer nga ish-kryetari i partisë dhe gjithashtu, në të majtë të Hu, figurat e larta Li Zhanshu dhe Wang Huning duken të shqetësuar.

https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2022/10/kongresi-kinez-2022.mp4

Li madje u zhvendos për ta ndihmuar në një moment, por u tërhoq nga Wang, si për të thënë, “Mos u përfshini në këtë”, shkruan BBC. Pasi Hu Jintao u ngrit në këmbë, ai gjithashtu zgjati dorën për të marrë gabimisht shënimet e Xi.

Në këtë moment, ai u shfaq i hutuar. Udhëheqësi i Kinës i hoqi dorën Hu dhe mori përsëri shënimet.

Hu Jintao mori pjesë në seancën e mëparshme me dyer të mbyllura në ditën e fundit të Kongresit, më pas kamerat u lejuan të hynin në pjesën e fundit të ditës.

Pikërisht pasi ishin vendosur kamerat, zyrtarët iu afruan Hu dhe i treguan se duhej të shkonte. Partia zakonisht nuk i transmeton këto gjëra në publik, ndaj mendohet se kjo mund të jetë një shfaqje e qëllimshme.

Hu Jintao përfaqëson një model shumë të ndryshëm për Kinën nga ai i Xi Jinping.

Ai drejtoi një udhëheqje shumë më kolektive dhe duhej të balanconte fraksionet e ndryshme të përfaqësuara në Komitetin e Përhershëm të Byrosë Politike.

Vitet kur Hu mbajti presidencën, midis 2003 dhe 2013, u panë si një periudhë e hapjes ndaj botës së jashtme dhe rritjes së tolerancës ndaj ideve të reja.

Lojërat Olimpike të Pekinit 2008 ishin kulmi i ekspozimit ndërkombëtar. Kompanitë e huaja po krijoheshin në Kinë, turistët “vërshonin”, interneti ishte më i lirë, mediat lokale filluan të bënin gazetari të denjë dhe reputacioni global i Kinës po përmirësohej vazhdimisht.

Ndërsa Xi Jinping e ka çuar vendin në një drejtim shumë të ndryshëm. Qeveria aktuale ka inkurajuar shpërthimin e ndjenjave nacionaliste. Në vend të kësaj, mesazhi për liderët e tjerë ka qenë se “koha e Kinës ka ardhur”.

Ndër të tjera kujtojmë se Xi pritet që më 23 tetor të riemërohet si sekretar i përgjithshëm, pasi të takohet me anëtarët e rinj të komitetit partiak.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: EMRAT – Arrestohen dy vëllezër, policia i konsideron autorë të vrasjes së 34 vjeçarit në Fushë Krujë…
Artikull pasardhës: VIDEO – “Ju që keni fëmijë në klasën e parë…”, ministrja Bora Muzhaqi këput gafën e radhës para gjimnazistëve

TË FUNDIT

renis bandula 2026

SENSIBILIZIM – I riu shkodran ka nevojë për mbështetjen e shqiptarëve, Renisi 25- vjeçar duhet të jetojë

ShkodraWeb 24 January, 2026 0
kastrati gurishta 2026

VIDEO – Vllaznisë i mjafton goli i Kastratit për të mundur Partizanin e marrë kreun e Superligës…

ShkodraWeb 24 January, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Grabitet një subjekt kredidhënës në Shkodër, autor një i paidentifikuar me çekiç në dorë

ShkodraWeb 24 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • SENSIBILIZIM – I riu shkodran ka nevojë për mbështetjen e shqiptarëve, Renisi 25- vjeçar duhet të jetojë 24 January, 2026
  • VIDEO – Vllaznisë i mjafton goli i Kastratit për të mundur Partizanin e marrë kreun e Superligës… 24 January, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Grabitet një subjekt kredidhënës në Shkodër, autor një i paidentifikuar me çekiç në dorë 24 January, 2026
  • VIDEO – Ministri i Bujqësisë Salla takim me fermerët në Shkodër, nxit krijimin e Bashkimit të Fermerëve 24 January, 2026
  • VIDEO – “Shkodra Tourism Awards”, eventi që vlerëson bizneset turistike dhe “mjeshtrat” promovimit të tij 24 January, 2026
  • Ngjarja tragjike tek KF Tirana, FSHF njofton shtyrjen e ndeshjes me Flamurtarin këtë të shtunë… 24 January, 2026
  • PERSONAZH – “Dokja” i Vllaznisë, Zyhdi Çoba feston ditëlindjen, një jetë e lidhur me sportin… 24 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 24 janar 2026… 24 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 24 janar 2026… 24 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 24 janar 2026… 24 January, 2026
  • Vllaznia rinovon deri në 2028 me Tafilin por “goditja e fortë” ka emrin Kevin Dodaj që rikthehet kuqeblu 23 January, 2026
  • VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi 23 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

renis bandula 2026

SENSIBILIZIM – I riu shkodran ka nevojë për mbështetjen e shqiptarëve, Renisi 25- vjeçar duhet të jetojë

ShkodraWeb 24 January, 2026 0
kastrati gurishta 2026

VIDEO – Vllaznisë i mjafton goli i Kastratit për të mundur Partizanin e marrë kreun e Superligës…

ShkodraWeb 24 January, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Grabitet një subjekt kredidhënës në Shkodër, autor një i paidentifikuar me çekiç në dorë

ShkodraWeb 24 January, 2026 0
andis salla shkoder 2026

VIDEO – Ministri i Bujqësisë Salla takim me fermerët në Shkodër, nxit krijimin e Bashkimit të Fermerëve

ShkodraWeb 24 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.