VIDEO – Situata e përmbytjeve sjell në Shkodër ministrin e Mbrojtjes Peleshi dhe drejtorin e KESH- it Beci

Ditën e sotme ka qenë në Shkodër ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi por edhe drejtori i përgjithshëm i KESH- it Benet Beci. Situata e përmbytjeve e ditëve të fundit, duket se ka nxitur edhe zyrtarët qendrorë të ngjiten në Shkodër.


Ministri Peleshi, i shoqëruar nga Prefektja Angoni, ka parë nga afër situatën në zonat e përmbytura. Duke folur për mediat, Peleshi ka thënë se strukturat e shtetit janë në gatishmëri, ndërsa ka shtuar se niveli ka rënë me disa centimetra, por uji nuk largohet menjëherë.

Edhe drejtori i KESH- it Benet Beci shoqërohej nga Prefektja Angoni. Ai ka vizituar HEC Vau Dejës, ku ka siguruar se shkarkimet janë minimale dhe se nuk ndikojnë në përkeqësimin e situatës së përmbytjeve.

Ajo që bie në sy, është mungesa e kryetares së Bashkisë së Shkodrës në pamjet që u janë shpërndarë mediave. Sipas gjasave, ministri Peleshi nuk ka dashur ta takojë Ademin. Mirëkuptohet deri diku: Pas tre muajve janë zgjedhjet, është ministër i ri në detyrë dhe mun “ti tërhiqet veshi” nga shefi… /ShkodraWeb Media/

ShkodraWeb Channel

ShkodraWeb Channel

ShkodraWeb Channel