
Shqipëria e drejtuar nga Silvinjo, e mbyll me dy humbje aventurën e Botërorit. Pas Polonisë, kuqezinjtë janë mundur edhe nga Ukraina në një miqësore të detyruar mes dy humbësve të gjysmëfinaleve të play- off për Botërorin.
Goli i vetëm ka ardhur më Ukrainën në minutën e 46- të, ndërsa kuqezinjtë kanë zhvilluar një ndeshje mediokre, pa shpirt gare. Ajo që është e qartë është se Silvinjo nuk ka çfarë jep më tek kjo Kombëtare.




