Skip to content
14 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

banner zgjedhje kuvend 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Video News

VIDEO – “Siguria detare”, Policia e Shtetit bllokon 35 mjete lundruese nga Velipoja në Ksamil…

ShkodraWeb 25 August, 2024
siguria detare 2024

Kontrolle të shtuara nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore. Si rezultat i kontrolleve në kuadër të operacionit “Siguria Detare”, gjatë kësaj jave nga Ksamili në Koman, janë bllokuar 35 mjete lundruese.

Mjetet e bllokuara: 20 jet ski, 8 skafe, 5 gomone dhe 2 varka metalike.

26 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë.

6 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin.

1 mjet lundrues është bllokuar në Velipojë dhe 2 varka metalike me motor uji për lundrim janë bllokuar në Koman.

9 prej mjeteve lundruese të bllokuara janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili me masë administrative prej 100,000 lekësh të rinj.

Drejtuesit e 26 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative prej 10,000 lekësh për mungesë dokumentacioni.

Po gjatë kësaj jave, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare iu kanë dhënë ndihmë turistëve dhe vizitorëve në 9 raste në hapësirën detare nga Ksamili në Koman. Në shumicën e rasteve, turistëve ju rrezikohej seriozisht jeta për shkak të prishjes së mjeteve lundruese apo pamundësisë për t’u kthyer në breg për shkak të dallgëve.

Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese të zbatojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë për pushuesit, rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të jenë të pajisur me mjetet e shpëtimit, si dhe të tregohen vigjilentë gjatë lundrimeve.

Njëkohësisht, Policia Kufitare fton pushuesit të denoncojnë çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë detare apo të masave të sigurisë gjatë udhëtimeve turistike në zonat bregdetare, liqenore dhe lumore, duke ju garantuar reagim të menjëhershëm.

Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Ndalohet në Muriqan 25- vjeçarja, gjatë kontrollit iu gjet një sasi “malli”, procedohet edhe 37- vjeçari turk…
Artikull pas: KËSHILLA TË VLEFSHME – Goditja e fortë në zemër, trajtimi që duhet të bëni menjëherë…

TË FUNDIT

beci malesi madhe zgjedhje 2025
  • Kryesore

VIDEO – Malësia e Madhe, e vetmja bashki ku PS fitoi në qarkun e Shkodrës, Benet Beci në KZAZ 1…

ShkodraWeb 14 May, 2025
partite vogla 2025
  • Analizë

NGA MENTOR KIKIA – Të humburit më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve…!

ShkodraWeb 14 May, 2025
gentian gjyli erald elezi 2025
  • Aktualitet

Dyshime për abuzime me tenderat, SPAK merr të pandehur shefat e KESH dhe ARRSH, ja për çfarë akuzohen

ShkodraWeb 14 May, 2025

TË FUNDIT

  • VIDEO – Malësia e Madhe, e vetmja bashki ku PS fitoi në qarkun e Shkodrës, Benet Beci në KZAZ 1… 14 May, 2025
  • NGA MENTOR KIKIA – Të humburit më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve…! 14 May, 2025
  • Dyshime për abuzime me tenderat, SPAK merr të pandehur shefat e KESH dhe ARRSH, ja për çfarë akuzohen 14 May, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkurë, 14 maj 2025… 14 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 14 maj 2025… 14 May, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 14 maj 2025… 14 May, 2025
  • “Shkodra Elektronike” çon Shqipërinë në finalen e Festivalit Europian të Këngës me “Zjerm”… 14 May, 2025
  • Tonin Marinaj: Malësi e Madhe, do të t’shërbej me përkushtim dhe gjithmonë ti, do të jesh në plan të parë 13 May, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Humbja me Egnatian nuk kapërdihet, Vllaznia shkarkon edhe trajnerin Brdariç… 13 May, 2025
  • VIDEO – Çfarë do ndodhë me lidershipin e PD- së pas certifikimit nga KQZ të humbjes në zgjedhjet e 11 majit?! 13 May, 2025
  • ANALIZË NGA ZEF SHTJEFNI – Disa arsye që Aleanca e Mashtrimit i humbi zgjedhjet… 13 May, 2025
  • NGA QASHIF HOXHA – Po jetojmë vdekjen morale të një shoqërie të tërë, edhe pse letra në shtyllë ende nuk i ka dalë 13 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

beci malesi madhe zgjedhje 2025
  • Kryesore

VIDEO – Malësia e Madhe, e vetmja bashki ku PS fitoi në qarkun e Shkodrës, Benet Beci në KZAZ 1…

ShkodraWeb 14 May, 2025
partite vogla 2025
  • Analizë

NGA MENTOR KIKIA – Të humburit më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve…!

ShkodraWeb 14 May, 2025
gentian gjyli erald elezi 2025
  • Aktualitet

Dyshime për abuzime me tenderat, SPAK merr të pandehur shefat e KESH dhe ARRSH, ja për çfarë akuzohen

ShkodraWeb 14 May, 2025
shtypi ditor 2025
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkurë, 14 maj 2025…

ShkodraWeb 14 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.