Edi Rama nuk ka kaluar nga Ura e Bahçallëkut. Hyrja kryesore e Shkodrës u bllokua nga protestues të Partisë Demokratike, të cilët nuk kanë lejuar të kalojë asnjë mjet. Përveç forcave të policisë, ishin të pranishëm edhe FNSH-ja. Por protestuesit nuk kanë lëvizur, deri sa mësuan se Rama ishte drejt Malësisë së Madhe. Në Urën e Vrakës, ka kaluar eskorta e kryeministrit. Kjo u bë e mundur nga ahpja e rrugës nga forca të shumta të FNSH-së. Nga ana tjetër, vazhdon të ketë mister për mënyrën e hyrjes së Ramës në territorin e Shkodrës e M.Madhe. Sipas burimeve jo zyrtare nga PS-ja lokale, ai ka qenë në Vermosh darkën e të enjtes dhe është shfaqur në Bajzë ditën e sotme në Kosan. Një tjetër version është kalimi nga Ura e Spatharit, ndërsa eskorta e tij ka kaluar nga Ura e Vrakës pa patur brenda saj kryeministrin.