
Ekspozita e Shpëtim Garucit, ka ngjallur ndjeshmëri të shumta në çeljen e saj në mjediset e Hotel “Rozafa” në Shkodër. Ndër pjesëmarrësit e ftuar në këtë vend, ishte edhe Luçiano Boçi, si amator i artit dhe i pikturës më shumë se politikan.
“Si mos të dashurohesh me Shkodrën?! Mbramje të tilla vetëm në Shkodër mund t’i përjetosh. Faleminderit dhe mirënjohje Shpëtim Garuci!”, shkruan Boçi duke shprehur ndjeshmëritë e tij pasi ka parë nga afër punimet e piktorit Garuci.