Një ditë pas zjarrit që u regjistrua në një nga ambientet e shkollës së gjuhëve të huaja në Shkodër “Shejnaze Juka”, Bashkia e Shkodrës ka ndërhyrë dhe e ka kthyer gjendjen në situatën e mëparshme.
Siç raportohet, ambientet e shkollës që u bënë arenë përplasjesh një ditë më parë në Shkodër ishin të papërdorshme në përditshmërinë e shkollës si pasojë e amortizimit dhe pikërisht aty KQZ kishte vendosur që ajo të përdorej si një KZAZ për Shkodrën.
Te kontaktuar nga mediat, përfaqësues të Bashkisë së Shkodrës thanë se ambientet e përfshira një ditë më parë në incidentin mes qytetarëve dhe policisë nuk kanë qenë klasë funksionale, por një ambient që prej vitesh ka shërbyer si magazinë për shkollën.
Por pavarësisht kësaj, ndërhyrja e Bashkisë së Shkodrës ka shërbyer që ky ambient nga sot e tutje të jetë edhe klasë funksionale.