Paralajmërimi për rritjen e çmimit të energjisë dhe e ushqimeve, ka nxjerrë në protestë disa qytetarë të Shkodrës mëngjesin e sotëm.
Ata e konsiderojnë qesharake rritjen e pensioneve. Kjo protestë u organizua nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, dega Shkodër në sheshin para bashkisë së këtij qyteti.
Protestuesit i kërkuan qeverisë që të marrë masa për uljen e çmimit të energjisë dhe të mos lejohet rritja e mëtejshme siç paralajmeroi kryeministri Rama si dhe uljen e çmimeve për ushqimet apo edhe rritjen dinjitoze të pensioneve.
Protestuesit edhe pse jo të shumtë në numër u shprehën se qytetarët nuk dalin nga frika ndërsa bënë thirrje që në protestat e ardhshme të jenë një numër shumë më i madh.
Protestuesit ishin me flamurin shqiptar në duar dhe pankarta në duar. Protesta zgjati per 30 minuta në sheshin para bashkisë Shkodër. Mes protestuesve ishin të moshuar pensioniste, sindikaliste, studentë, përfaqesues të biznesit te vogel, persona të trajtuar me ndihme ekonomike si dhe qytetar të thjeshtë.