
Seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për kryebashkiakun Erion Veliaj është shtyrë. Shkak është bërë kërkesa e avokatëve të Veliajt, të cilët kanë kërkuar kohë të njihen me aktet e prokurorisë.
Ndërkohë, para GJKKO ku po mbahet seanca, ka një tubim njerëzish, të cilët protestojnë për arrestimin e Erion Veliaj. Pasi janë shpërndarë, kanë njoftuar vijim të protestës pasdite rreth orës 17.00. Bëhet me dije se seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për Veliaj, pritet të nisë rreth orës 11.30.