Skip to content
14 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – “Shqiptarët s’janë kriminelë”, mijëra emigrantë shqiptarë protestë në Londër, iu bashkohen edhe nga Zvicra

ShkodraWeb 13 November, 2022
proteste shqiptare londer

Të veshur kuqezi, me flamuj dhe pankarta në duar dhe thirrjet ‘O sa mirë me qen shqiptar’, miijëra emigrantë u mblodhën këtë të shtunë në Londër për t’i treguar qeverisë britanike se nuk janë kriminelë. Me këngë shqipe në sfond dhe duke hedhur valle, ata kërkonin dorëheqjen e sekretares së brendshme Suella Braverman për deklaratat e saj ndaj shqiptarëve. Teksa protestonin në urën ‘Westminster’, ku afishuan edhe pankartën ku shkruhej: “Shqiptarët s’janë kriminelë.” Një prej kërkesave të tyre është kërkim falje nga qeveria britanike apo Braverman, deklaratat e së cilës kanë ndikuar te fëmijët pasi i thonë se kanë prindër kriminelë ose vijnë nga familje mafiesh.

Që prej orës 10:30 u mblodhën në Westminster, ku qëndruan për më shumë se 3 orë dhe nën kontrollin e policisë marshuan në rrugët e Londrës për t’iu drejtuar më pas parlamentit britanik. Nuk munguan thirrjet për mbrojtje të lirive dhe të drejtave të tyre, si dhe deklaratat se janë punëtorë dhe taksapagues të rregullt. Pavarësisht zemërimit dhe zhgënjimit që kishin, ata arritën të ruanin qetësinë dhe të realizonin një protestë paqësore. Megjithatë, në rast se nuk ka reagim, paralajmërojnë protestë tjetër më 28 nëntor.

Përveç atyre që jetojnë në Britani, në mbështetje mbërritën edhe shqiptarë të tjerë nga Zvicra që iu bashkuan kërkesave të tyre për deklaratat e sekretares britanike. Dy prej shqiptarëve të pranishëm në protestë folën nga Londra duke thënë se ka konflikte edhe në vendet e punës ndërsa shton se ndihen të sulmuar nga të gjitha anët.

“Akuzat kanë pasur ndikim te fëmijët. Ka raportime për acarime dhe konflikte nëpër vende të punës. Kur je i sulmuar në çdo anët, një pyetje e lehtë mund të duket provokim. Kërkesat janë të shumta, shumë ka që të kërkohet dorëheqja e ministres, të kërkohet falje nga kryeministrja. Shumica e shqiptarëve punojnë në ndërtim”, tha emigranti Taulant.

“Dihet si ka shkuar situata këto 2 javët e fundit në Britani që janë kundër emigrantëve dhe po bëjnë ekzagjerim të tmerrshëm kundër shqiptarëve. Kemi një atmosferë shumë të mirë. Ende s’kemi filluar të flasim por jemi me parulla anglisht dhe shqip duke i treguar se kush jemi ne, duke nisur nga punëtori i thjeshtë te biznesmenët, profesorët. Kushdo që e ka ndjerë veten të fyer ka ardhur sot. Nuk mund të thonë e kanë pushtuar shqiptarë. Dështimi i emigracionit e ka sjellë këtë”, tha emigranti tjetër, Enkelejd Omi.

Kjo vjen në një kohë kur diskutimet për emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe kanë qenë të nxehta. Braverman, e cila nuk ka kursyer gjuhën e ashpër ndaj atyre që hyjnë në mënyrë ilegale, është zotuar se do të gjejë një mënyrë që të funksiojë skema e Ruandës. Si kundërpërgjigje, shqiptarët zgjodhën të mblidheshin këtë të shtunë për t’i treguar sekretares britanike që ata janë bashkë, por nuk janë kriminelë.

Në deklaratat e saj, Suella Braverman tha se shqiptarët gënjenin për arsyen përse largoheshin nga vendi dhe shumë prej tyre i etiketoi si persona me rekorde kriminale. Ndaj kësaj deklarate është përgjigjur edhe kryeministri, Edi Rama i cili i konsideroi deklaratat e saj si “britmë në çmendinë”, duke shtuar se ishte përgjegjësi e Britanisë që të bashkëpunonte për të menaxhuar situatën me emigrantët e paligjshëm shqiptarë që mbërrijnë me gomone në Mbretërinë e Bashkuar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Shpresoj mos ti ikë optimizmi në fundin e ndeshjes”, sonte në ring peshat e rënda, Nelson Hysa i përgjigjet ironisë së britanikut
Artikull pasardhës: EMRAT – Primaret në PD për bashkinë Shkodër, kush janë 8 emrat e propozuar nga antarësia, ka edhe një të vetëofruar

TË FUNDIT

altinnnn ndoci 2026

EMRAT – Altin Ndoci u arratis nga spitali, arrestohen 8 persona, edhe kryeinfermieri që e shoqëronte

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
permbytje shkoder 2026

Bie me 10 cm niveli i ujit në zonën e Obotit në Bashkinë Shkodër, si paraqitet situata këtë të mërkurë

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në banesë në Mali Kolaj të Velipojës 56- vjeçari, policia tregon shkakun

ShkodraWeb 14 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • EMRAT – Altin Ndoci u arratis nga spitali, arrestohen 8 persona, edhe kryeinfermieri që e shoqëronte 14 January, 2026
  • Bie me 10 cm niveli i ujit në zonën e Obotit në Bashkinë Shkodër, si paraqitet situata këtë të mërkurë 14 January, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në banesë në Mali Kolaj të Velipojës 56- vjeçari, policia tregon shkakun 14 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • PERVJETOR – Rikard Ljarja: Fenomeni Ndrek Luca ishte madhështia e thjeshtësisë… 13 January, 2026
  • Ndërpriten shkarkimet në HEC Fierzë, pritet të ulen edhe në Koman dhe Vau Dejës në vijim… 13 January, 2026
  • Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin e çerekfinales së kompeticionit… 13 January, 2026
  • EMRI – Ishte dërguar për analiza mjekësore, i burgosuri arratiset nga spitali, po punohet për kapjen e tij 13 January, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta në moshë të re financierja e njohur, drejtuese e Mikrofinanca Shqiptare… 13 January, 2026
  • Bie niveli i ujit në Obot me 10 cm, në total sipërfaqja nën ujë në Bashkinë Shkodër është 800 ha… 13 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

altinnnn ndoci 2026

EMRAT – Altin Ndoci u arratis nga spitali, arrestohen 8 persona, edhe kryeinfermieri që e shoqëronte

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
permbytje shkoder 2026

Bie me 10 cm niveli i ujit në zonën e Obotit në Bashkinë Shkodër, si paraqitet situata këtë të mërkurë

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në banesë në Mali Kolaj të Velipojës 56- vjeçari, policia tregon shkakun

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.