Biznesmeni i njohur Gjergj Luca, duket se ka vendosur të zgjerojë aktivitetin e tij të deritanishëm. Përmes një video në rrjetet sociale, ai ka njoftuar futjen në politikë, madje edhe duke publikuar sloganin e tij “Shqipëria s’ bëhet”.
“Nga 130 anije aktive peshkimi që ka Shqipëria, 200 i kam unë. Duke mos duruar dot shpifjen por edhe magjinë e shifrave që kanë këta kandidatët e rinj , vendosa t’i hyj politikës siç i kam hyrë detit në këmbë.
Të nderuar bashkatdhetarë,
Në këtë sezon të mbushur me peshq të vegjël dhe të mëdhenj, me alternativa të reja por me mendësi të vjetra, kam vendosur të krijoj partinë time, slogani i së cilës do të jetë ‘Shqipëria s’bëhet!'”, shkruan Luca në rrjetet e tij sociale.
Me gjasë, duke nisur edhe nga slogani, kjo është një gjetje apo shaka e Gjergj Lucës për të shprehur mendimin e tij për lëvizjet e reja politike në vend, më specifikisht, me “Shqipëria bëhet” të Adriatik Lapaj.