
Kombëtarja shqiptare e futbollit barazoi 0-0 kundër Serbisë në “Arenën Kombëtare”, për sfidën e tretë të Grupit K kualifikues të Kupës së Botës 2026 që do zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Kuqezinjtë e Sylvinhos dominuan takimin në fushë, ndërsa Rey Manaj humbi mundësinë që të bëhej “mbreti” i shqiptarëve të paktën për një natë, duke gabuar penalltinë në minutën 45+1′.
Në shtatë takime mes dy skuadrave në fushë, Serbia ka pesë fitore, ndërsa dy sfida janë mbyllur në barazim 0-0. Ekipi ynë nuk fiton kundër Serbisë në fushë, me kuqezinjtë që shpresojnë të gjejnë golin në ndeshjen e kthimit më 11 tetor në Beograd. Përjashto tri pikët në tavolinë për ndeshjen e 14 tetorit 2014, Kombëtarja ende nuk ka shijuar një sukses në fushë përballë serbëve.




