Skip to content
14 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – Shqipëria me një këmbë në fazën finale të Euro 2024, mund me lehtësi dhe thellë Çekinë…

ShkodraWeb 12 October, 2023
asani gol me cekine 2023

Shqipëria dhuron spektakël në “Air Albania”, një show ofensiv kundër Çekisë (3:0) duke rezervuar një biletë për në “Euro2024”. Askush nuk i ndal më kuqezinjtë në arritjen e këtij objektivi madhështor, thjesht është çështje kohe dhe shifrat për të zyrtarizuar pjesëmarrjen në Gjermani. Sylvinho bën të flasin me vete ata që ishin të pamposhtur, ata që kishin pësuar vetëm dy gola, duke i shënuar tre në një sfidë të vetme. Perla e Jasir Asanit dhe “dopieta” e Seferit ishin “qershia mbi tortë e këtij takimi.

https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2023/10/shqiperi-ceki-gol-asani-2023.mp4

Në një stadium me 22 mijë tifozë, me qeleshe dhe ngjyra kuqezi, drithërimën e parë e lëshuan çekët me një goditje të fortë nga distanca që në minutën e parë. Pas këtij episodi sporadik, Shqipëria mori shpejt kontrollin e lojës, ndërsa në minutën e 9-të, në topin e parë që i erdhi në këmbë, Jasir Asani bëri atë që di më mirë, një predhë me të majtën përfundon në rrjetë duke realizuar një tjetër gol fantastik që ndez dhe më shumë atmosferën në “Air Albania”. Ekipi i Silvinhos kishte gjithçka nën kontroll, por në zbritjen e parë në sulm, në minutën e 38-të, Çekia dërgoi topin në rrjetë pas një rrëmuje në zonë, por gjyqtari i takimit jo vetëm anuloi gjithçka, për prekje të topit me dorë, por ndëshkoi Chytil me kartonin e dytë të verdhë duke lënë çekët me 10-të lojtarë.

https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2023/10/shqiperi-ceki-gol-seferi-2023.mp4

Në fundin e pjesës së parë, Shqipëri kishte shansin të mbyte sfidën, por Ylber Ramadani shpërdoroi një rast të pastër duke shërbyer keq për Nedim Bajramin. Kuqezinjtë ishin “zjarr” në pjesën e dytë, duke gjetur menjëherë golin. Asani shërbeu në qendër për Taulant Seferin me sulmuesin që nuk fali duke dërguar topin në rrjetë. VAR thjesht sa e bëri më të bukur pritjen duke e konsideruar të rregullt. Askush nuk i ndal më kuqezinjtë, teksa në minutën e 72-të, Seferi shërbehet i vetëm në zonë, një asist perfekt që i dha mundësinë sulmuesit kuqezi të realizonte një “dopietë” ëndrrash duke dërguar shifrat në 3-0. Pengesa e vetme e Shqipërisë ishte VAR teksa në minutën e 82-të i anuloi golin Arbnor Mujës për pozicion jashtë loje.

https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2023/10/shqiperi-ceki-gol-seferi-dy-2023.mp4
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO – Përfundojnë 45 minutat e para, Shqipëria në avantazh me një supergol të Jasir Asanit…
Artikull pasardhës: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 13 tetor 2023…

TË FUNDIT

minuta fundit

MINUTA E FUNDIT – Gjendet i pajetë nga familjarët në oborrin e banesës 19- vjeçari nga Jubani i Shkodrës

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
egnatia vllaznia 2026

Egnatia dhe Vllaznia ndajnë pikët, kuqeblutë nuk përfitojnë nga epërsia numerike për rreth 20 minuta

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
xhuana burri lezhe 2026

DETAJET – Vetëvrasja e 25- vjeçares nga Lezha, u dhunua nga ish- bashkëshorti deri në 3 të mëngjesit…

ShkodraWeb 13 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet i pajetë nga familjarët në oborrin e banesës 19- vjeçari nga Jubani i Shkodrës 13 March, 2026
  • Egnatia dhe Vllaznia ndajnë pikët, kuqeblutë nuk përfitojnë nga epërsia numerike për rreth 20 minuta 13 March, 2026
  • DETAJET – Vetëvrasja e 25- vjeçares nga Lezha, u dhunua nga ish- bashkëshorti deri në 3 të mëngjesit… 13 March, 2026
  • E RËNDË – Ra nga një lartësi 8 metra, nuk ia del vajza 20- vjeçare me origjinë nga Shqipëria, ndërron jetë… 13 March, 2026
  • EMRAT – Kultivuan 10 mijë rrënjë kanabis, GJKKO dënon me 59 vjet burg 5 shkodranët e grupit të strukturuar 13 March, 2026
  • “Kërkoj besimin dhe mbështetjen tuaj në këtë garë”, Ardit Çylybyli mesazh për demokratët shkodranë… 13 March, 2026
  • DOSSIER NGA ANTON ÇEFA – Ernest Perdoda, shembull ideal i antikomunistit dhe demokratit të pakorruptueshëm 13 March, 2026
  • Zgjedhjet për kreun e ri të degës, PD Shkodër me me një njoftim të rëndësishëm për procesin… 13 March, 2026
  • E TRISHTË – Humb jetën rrugës për në Spitalin e Shkodrës 59- vjeçari, policia jep informacionin e parë 13 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 13 mars 2026… 13 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 13 mars 2026… 13 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 13 mars 2026… 13 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

minuta fundit

MINUTA E FUNDIT – Gjendet i pajetë nga familjarët në oborrin e banesës 19- vjeçari nga Jubani i Shkodrës

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
egnatia vllaznia 2026

Egnatia dhe Vllaznia ndajnë pikët, kuqeblutë nuk përfitojnë nga epërsia numerike për rreth 20 minuta

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
xhuana burri lezhe 2026

DETAJET – Vetëvrasja e 25- vjeçares nga Lezha, u dhunua nga ish- bashkëshorti deri në 3 të mëngjesit…

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
angjela byky itali 2026

E RËNDË – Ra nga një lartësi 8 metra, nuk ia del vajza 20- vjeçare me origjinë nga Shqipëria, ndërron jetë…

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.