Zbulohet arsyeja e kërcënimit të sekretarit të PS-së Vau- Dejës Agron Ceka. Në detyrën e sekretarit për Mediat dhe Çështjet Sociale i PS-së, Vau Dejës, Agron Ceka ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook një video të publikuar nga Partia Socialiste Vau Dejës. Publikimi është bërë ditën e djeshme paradite dhe ka qenë ky shkaku që ka nxitur reagimin e djalit të kryebashkiakut të Vau- Dejësit Eduart Hila. Në një komunikim për ShkodraWeb, Ceka e pranon se është kërcënuar pikërisht për këtë video dhe thotë: ” Po me ka thane me heshte mos me shkru as me komentu ma per babin e tij perndryshe do kem probleme.”. Sekretari i PS-së shton se është kërcënuar pikërisht për këtë publikim në Facebook por shton se: “Kete e ka hedhe faqja e Partise jo une. Une thjeshte e kam shpernda.”.
Tashmë që fushata elektorale është në prag, kanë nisur të shfaqen edhe fërkimet apo përplasjet e para, tani për tani, vetëm verbale. Sipas sekretarit të PS-së Agron Ceka, pavarësisht se shkak për kërcënimet u bë shpërndarje e videos në profilin e tij në Facebook, arsyeja e vertetë është tjetër. “Ata kane hallin me ma mbylle gojen sepse i kam shkaterru me vota ne 2015. Kane humbe rende 200 vota minus ne Kosmaç.”, ka thanë për ShkodraWeb Ceka. Më poshtë, mund të shikoni edhe videon që ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook dhe që ishte shkaku i kërcënimit të marrë nga djali i kryebashkiakut të Vau- Dejësit. /ShkodraWeb/
https://www.facebook.com/psbashkiavaudejes/videos/2199167006811387/