Bashkia e Shkodrës në bashkëpunim me Shoqatën e Invalidëve Para& Tetraplegjikëve të Shqipërisë- dega Shkodër, kanë organizuar një aktivitet sensibilizues me personat me aftësi ndryshe, në mjediset e palestrës së shkollës “Ali Laçej”. Në bashkëpunim me këtë organizatë , Bashkia Shkodër po punon për të ofruar sa më shumë shërbime për njerëzit me aftësi të veçantë, për promovimin dhe mundësimin e zhvillimit të aktiviteve sociale, kulturore dhe sportive për personat me aftësi ndryshe, për gjithpërfshirje dhe integrim.
Qëllimi ynë është mposhtja e të gjitha barrierave, jo vetëm barrierat fizike të betonit, por ato kulturore dhe sociale të cilat pengojnë integrimin e personave me aftësi ndryshe në fusha të ndryshme të jetës.
3 Dhjetori – Dita Botërore e Personave me Aftësi Ndryshe, synon ndërgjegjësimin e institucioneve, shoqërisë civile, donatorëve, por edhe të mbarë komunitetit për t’u bërë pjesë dhe për t’u përfshirë në proçesin e integrimit të personave me aftësi ndryshe në jetën politike, sociale, ekonomike e kulturore.