
Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari është mjaft aktiv me opinionet, analizat dhe mendimet për çeshtje të rëndësishme për jetën e përditshme. Herëpashere ai publikon video, duke cekur tema që shqetësojnë shoqërinë shqiptare.
Në mesazhin e tij më të fundit, imam Sytari trajton temën e familjes dhe raportin mes fëmijëve dhe prindërve. Ai kërkon më shumë vëmendje ndaj fëmijëve nga prindërit, për ti dhënë edukatën e duhur, duke i hequr prej fenomeneve negative.