Skip to content
12 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – Shkon në 12 numri i viktimava të masakrës në Malin e Zi, autori vetëvritet, kryeministri shpall 3 ditë zie…

ShkodraWeb 2 January, 2025
ngjarja mali zi 2025

Bilanci i masakrës në Malin e Zi është rritur, ku autoritetet lokale raportojnë për 12 të vrarë. Ndërkohë, autori Aco Martinoviç ka kryer vetëvrasje. Pas masakrës, ai është gjetur i plagosur rëndë pranë banesës së tij në Humci, ndërsa mediat malazeze thonë se ka ndërruar jetë gjatë dërgimit në spital.

Aco Martinoviç autori i dyshuar i masakrës me 12 vitima në Cetinjë të Malit të Zi ka qëlluar veten në kokë pranë banesës së tij teksa prej orësh ndiqej nga policia. Me këtë akt merr fund terrori i shkaktuar prej momentin kur ai kreu masakrën në një tavernë dhe më pas duke qëlluar këdo që i dilte përpara teksa policia po e kërkonte.

Sipas prokurorisë së Malit të Zi, Martinoviç ka vrarë 12 persona në 5 zona të ndryshme mes tyre 2 fëmijë të moshave 10 dhe 13 vjeç vëlla e motër. Nga masakra e 1 janarit 2025 kanë mbetur të plagosur edhe 4 persona, të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore në spital..

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një tavernë, ‘Velestovo’ afër Qendrës Sportive në hyrje të Cetinjes dhe mes viktimave është edhe pronari i lokalit dhe disa anëtarë të familjes së tij.

Sipas drejtorit të Drejtorisë së Policisë, Llazar Shqepanoviç, Aco Martinoviç ndodhej në vendbanimin Humci në Cetinje, kur “e rrethuan, krijuan një unazë. Ai ishte në një situatë të pashpresë, i rrethuar nga të gjitha anët dhe pas urdhrit për të ulur armën, ai qëlloi veten në kokë”.

Ende nuk dihet motivi i kësaj tragjedie, ndërsa mësohet se autori ka qenë në tavernë duke pirë gjatë gjithë ditës dhe sipas familjarëve kishte devijime të caktuara në komunikim dhe të gjithë njerëzit që vdiqën ishin kumbarët, miqtë, shokët e tij, me të cilët ai kaloi më së shumti kohë. Motivi i këtij akti ende nuk dihet.

Qeveria shpalli 3 ditë zie kombëtare, ndërsa presidenti dhe kryeministri përcollën ngushëllime për këtë tragjedi. Qeveria e Malit të Zi ka shpallur 3 ditë zie, nga sot deri më datë 4 janar. Dita e zisë shënohet me vendosjen e obligueshme të flamurit në gjysmështizë në të gjitha objektet e organeve shtetërore dhe objektet e organeve të vetëqeverisjes lokale dhe institucioneve publike. Në përputhje me vendimin, programet publike, kulturore dhe argëtuese nuk do të zhvillohen në ambiente publike.

Post navigation

Previous: VIDEO – Parashqevia dhe djali i saj ribashkim pas 15 vitesh, biznesmeni Elton Ilirjani i realizon ëndrrën këngëtares
Next: FOTOLAJM – “Përcjellësit janë të zhveshur…”, vrapuesi mbi urën e vjetër të Bunës, evidenton rrezikun për jetën

TË FUNDIT

ditmir bushati protesta koncerti 2026

NGA DITMIR BUSHATI – Shqipëria ka nevojë edhe për protesta edhe për koncerte…

ShkodraWeb 12 July, 2026
alban thika marjana koceku 2026

NGA ALBAN GJ. THIKA – Marjana Koçeku, mblidh 10 mijë firma që rikonfirmojnë besimin ndaj teje si deputete e pavarur

ShkodraWeb 12 July, 2026
full hd.04_32_41_13.Still070

VIDEO – Aleksandër Koçeku dyshohet se ra në pritë, 25 gëzhoja nga e njëjta armë në vendngjarje…

ShkodraWeb 12 July, 2026

TË FUNDIT

  • NGA DITMIR BUSHATI – Shqipëria ka nevojë edhe për protesta edhe për koncerte… 12 July, 2026
  • NGA ALBAN GJ. THIKA – Marjana Koçeku, mblidh 10 mijë firma që rikonfirmojnë besimin ndaj teje si deputete e pavarur 12 July, 2026
  • VIDEO – Aleksandër Koçeku dyshohet se ra në pritë, 25 gëzhoja nga e njëjta armë në vendngjarje… 12 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • U gjet i vrarë në automjetin e tij në rrugën Prekal- Kir, ishte nën hetim për vrasjen e Pavlin Prekës… 11 July, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet i vrarë në automjet një shtetas, ngjarja e rëndë në aksin Prekal- Kir… 11 July, 2026
  • NGA ALBERT VATAJ – “Porta e Parajsës”, një nga stolitë më mbresëlënëse arkitekturore të traditës islame 11 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • Pse deputetja e pavarur i fut në një “thes” të gjithë deputetët, edhe veten e saj…përballë vezëve?! 10 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ditmir bushati protesta koncerti 2026

NGA DITMIR BUSHATI – Shqipëria ka nevojë edhe për protesta edhe për koncerte…

ShkodraWeb 12 July, 2026
alban thika marjana koceku 2026

NGA ALBAN GJ. THIKA – Marjana Koçeku, mblidh 10 mijë firma që rikonfirmojnë besimin ndaj teje si deputete e pavarur

ShkodraWeb 12 July, 2026
full hd.04_32_41_13.Still070

VIDEO – Aleksandër Koçeku dyshohet se ra në pritë, 25 gëzhoja nga e njëjta armë në vendngjarje…

ShkodraWeb 12 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026…

ShkodraWeb 12 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.