
Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Shkolla 9-vjeçare “Ndre Mjeda” po merr formë dita-ditës.
Firma kontraktuese po punon me kapacitet të plotë, me synimin që në shtator nxënësit ta nisin vitin e ri shkollor në një mjedis tërësisht të rikonstruktuar.




