
Zbulohen detaje të reja nga ngjarja që alarmoi Shkodrën, ndërsa ShkodraWeb ka siguruar momentin kur forcat xheniere të RENEA- s kanë kryer shpërthim të kontrolluar të paskos së dyshimtë në gomën e parë të një mjeti të parkuar.
Automjeti tip ‘Range Rover’ me ngjyrë të bardhë ku ishte vendosur lënda shpërthyese e llojit tritol, është në pronësi të drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor, Suida Kuka.
Makina ka qenë e parkuar pranë godinës së Shëndetit Publik të Shkodrës. Tritoli ishte vendosur poshtë gomës së parë të automjetit.
Alarmin për vënien e lëndës plasëse në makinën luksoze ‘Range Rover’ të Suida Kukës, drejtore e Shëndetit Publik në Shkodër, është dhënë nga rojet e sigurisë.
Kanë qenë këta të fundit që kanë vënë re një person me motor që ka vënë diçka të dyshimtë në gomën e parë të makines. Personi që ka vënë lëndën plasëse është regjistruar nga kamerat e sigurisë dhe pritet që të bëhet identifikimi i tij dhe zbulimi i rrethanave të të ngjarjes.
Kanë qenë forcat xheniere të cilat kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të lëndës eksplozive Fatmirësisht lënda shpërthyese është pikasur në kohë, duke shmangur kështu një ngjarje kriminale me pasoja të rënda.

Shkodër/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak për një pako të dyshimtë që u konstatua në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, në afërsi të një mjeti “Range Rover”, në pronësi të shtetases S. K., banuese në fshatin Demiraj, Malësi e Madhe, me detyrë Drejtoreshë e Drejtorisë së Shëndetit Publik Shkodër, ju informojmë se:
Në vendin ku u konstatua pakoja e mbyllur erdhi njësia antieksploziv e RENEA-s, e cila bëri shpërthim të kontrolluar të pakos, brenda së cilës rezultoi se kishte lëndë eksplozive.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!