U vë në pranga me akuzen e kundershtimit ndaj punonjësit te policisë, por nje video e marre nga kamerat e sigurise ne ate zone e kane shpetuar shkodranin nga qelia. E tashme ai ka ngritur padi ndaj policise.
Behet fjale per shtetasin Ervis Paçrami, 34 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku” Shkodër, i cili u prangos gati nje jave me pare “pasi për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit”.
Por, i riu ka mundur te mbrohet duke gjetur pamjet nga kamerat e sigurise qe kane filmuar momentin dhe gjitha sa ndodhi mes tij dhe policeve. Mund te shihni kete video ne minuten 2 e 49, kur duket se eshte polici qe i kthehet.
Pas kesaj, mesohet se ai ehste nxjerre nga qelia, nderkohe qe ka ngritur padi ndaj efektiveve.
Njoftimi i policise per arrestimin
Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër u arrestua në flagrancë shtetasi:
Ervis Paçrami, 34 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku” Shkodër.
Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur Parrucë, lagje Qemal Stafa, Shkodër, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë së rendit.
Shoqërimi i shtetasit të lartëpërmendur është konform ligjit pasi ka goditur dhe kundërshtuar punonjësin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprën penale të “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal.