Skip to content
14 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – “Shkodranët nesër do të vërshojnë drejt Tiranës”, PD Shkodër përsërit thirrje për protestë, komenton buxhetin 2025

ShkodraWeb 22 December, 2024
izmira ulqinaku thirrje protesta 2024

Të nderuar bashkëqytetarë!

Ky vit po mbyllet me një bilanc negativ për banorët e Shkodrës. Ekonomia e familjeve sa vjen e ulet në kufirin e varfërisë. Vëmendja dhe mbështetja nga shteti nuk duket gjëkundi, perkundrazi viti i ri 2025 pritet të jetë edhe më i vështirë ekonomikisht.

Kryetari i Bashkise Shkoder i emëruar nga bandat, të enjten prezantoi para Këshillit Bashkiak, buxhetin e varfërimit. Buxheti i vitit 2025, i cili u votua nga të gjithë përfaqësuesit e mazhorancës, parashikon dyfishim të taksave e tarifave lokale. Nuk parashikon investime serioze nga taksat tona, parashikohen aktivitete sociale të panevojshme ku paratë bëhen tym e vidhen.

Shkodra, ndër qytetet më të varfra në Shqipëri, nuk meriton dyfishimin e tarifës së ujit të pijshëm. Nga 1 janari, shkodranët do të përballen edhe me këtë rritje, përveç dyfishimit të tarifes së pastrimit, ndriçimit e gjelbërimit. Buxheti 2025 nuk mbështet asnjë kategori të banorëve të Shkodrës:

– Nuk mbështet fëmijët, investimet në kopshte, çerdhe
– Nuk mbështet çiftet e reja, ndihmë në blerje shtëpie etj.
– Nuk mbështet fermerët
– Nuk mbështet familjet e pamundura ekonomikisht
– Nuk mbështet bizneset e reja
– Nuk mbështet asnjë qytetar, por kërkon tua nxijë dhe ti largojë drejt rrugëve të Europes e botës.

Edi Rama e Benet Beci janë si vëllezër në konceptin qeverisës, politika e tyre është dyfishim taksash e tarifash, varfërim dhe vetëm varfërim. Benet Beci nuk ka propozuar uljen e asnjë takse e tarife, të gjitha i ka rritur pa asnjë lloj arsye.

Ne, përfaqësuesit e Partisë Demokratike e dënojmë këtë model dhe jemi kundër politikave varfëruese. Me ardhjen tonë në pushtet çdo qytetar do të ndihet i vlerësuar dhe mirëqënia e secilit do të jetë primare. Ekonomia është pika kyçe e programit tonë. Ulje taksash e tarifash për çdo shqiptar, rritje pagash e pensionesh, është ajo çfarë ne do të realizojmë, në mënyrë që të ndalet hemoragjia e të rinjve drejt shteteve të huaja.

Shkodranët nesër do të vërshojnë drejt Tiranës, për të reaguar ndaj padrejtesive, për ti dhënë një goditje të fortë regjimit varfërues. Nesër e hënë, datë 23 dhjetor, ora 17:00, shkodranët do të jenë në Tiranë për ti thënë ndal vjedhjes e pasurimit të pushtetarëve. Ftoj secilin prej jush, të bëhemi bashkë! Është radha jonë! /Deklaratë e PD Shkodër, lexuar nga këshilltarja bashkiake Izmira ULQINAKU RUSI/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: FRYMËZIM – Shkodrani bëhet hero në Francë, pret me duar një 17- vjeçar që ra nga skela ku punonte, duke i shpëtuar jetën…
Artikull pasardhës: MINUTA E FUNDIT – Greqia tronditet nga një tjetër termet i fortë, lëkundja u ndje edhe në Shqipëri…

TË FUNDIT

full hd.03_24_21_24.Still045

VIDEO – Lirimi i hapësirave publike në qytetin e Shkodrës, aksioni vijon në bulevardin “Zogu i Parë”…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
full hd.03_14_51_19.Still044

VIDEO – Bashkia Shkodër vijon ndërgjegjësimin kundër shfrytëzimit të fëmijëve për të lypur në rrugë…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
arrest shkoderrrr 2026

Pas një jave i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52- vjeçari nga Malësia e Madhe…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Lirimi i hapësirave publike në qytetin e Shkodrës, aksioni vijon në bulevardin “Zogu i Parë”… 14 April, 2026
  • VIDEO – Bashkia Shkodër vijon ndërgjegjësimin kundër shfrytëzimit të fëmijëve për të lypur në rrugë… 14 April, 2026
  • Pas një jave i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52- vjeçari nga Malësia e Madhe… 14 April, 2026
  • FOTOLAJM – Ish- kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams mori nënshtetësinë shqiptare… 14 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, presidenti Trump propozon një ushtarak të lartë amerikan… 13 April, 2026
  • IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…! 13 April, 2026
  • VIDEO – “Dua të luaj”, investimi më i madh që nis për fëmijët dhe familjet e Shkodrës…! 13 April, 2026
  • 50 mijë euro premio për 3 pikë, “çmendet” presidenti i klubit të futbollit në Kategorinë e Parë në… Shqipëri 13 April, 2026
  • Motomjeti i paidentifikuar përplas 47- vjeçarin tek “Prek Cali” në Shkodër, dërgohet me urgjencë në spital 13 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

full hd.03_24_21_24.Still045

VIDEO – Lirimi i hapësirave publike në qytetin e Shkodrës, aksioni vijon në bulevardin “Zogu i Parë”…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
full hd.03_14_51_19.Still044

VIDEO – Bashkia Shkodër vijon ndërgjegjësimin kundër shfrytëzimit të fëmijëve për të lypur në rrugë…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
arrest shkoderrrr 2026

Pas një jave i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52- vjeçari nga Malësia e Madhe…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
Eric Adams shqiptar 2026

FOTOLAJM – Ish- kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams mori nënshtetësinë shqiptare…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.