
Në seancën e fundit parlamentare para zgjedhjeve të 11 maj 2025, deputetja e PSD- së për Qarkun Shkodër, Meri Markiçi, ka folur nga foltorja e Kuvendit për problematikat që ajo konstaton në rajonin që përfaqëson.
Markiçi ka folur për problematika në sistemin shendetësor, arsimor, infrastrukturë etj. Në fjalën e saj ajo ka paraqitur argumente se këto elementë, janë problem jo vetëm për zonat periferike por edhe brenda qytetit të Shkodrës.
Ajo ka kërkuar që në buxhetin e këtij viti por edhe ato që vijnë ti kushtohet një vëmendje më e madhe investimeve në sektorët më problematikë, sipas deputetes socialdemokrate Meri Markiçi.
Meri Markiçi është deputete e PSD- së në Kuvend bashkë me Gledis Çelikun, teksa kanë rikandiduar sërish në zgjedhjet e 11 maj 2025, duke qenë në garë në listë të hapur, kush merr më shumë vota nga zgjedhësit.