
Trajneri i Vllaznisë Thomas Brdariç, e sheh “aventurën” e tij në Shkodër si një mundësi e mirë për të hyrë në Bundesligë si trajner. Në një intervistë për blogerin e famshëm gjerman Manu Thiele, i cili ka mbi 164 mije ndjekes në Youtube dhe vetëdeklarohet si “i çmendur” pas futbollit, Brdariç flet për Vllazninë, Shkodrën dhe synimin e tij për tu bërë pjesë e trajningut në Bundesligë, duke u nisur nga Shkodra.
Më poshtë, një përmbledhje e shkurtër e materialit video që mund ta gjeni në fund të shkrimit, i cili siç kuptohet, është në gjuhën gjermane.
Thomas Brdaric: Për Shkodrën në Bundesliga?!
FK Vllaznia Shkodra është një klub tradicional shqiptar, 9 herë kampionë dhe 6 herë fitues të kupave. Sidoqoftë, ditët e arta janë larguar prej kohësh. Thomas Brdaric është i vendosur ti japë shpirt të ri në klub si trajner dhe duket sikur po funksionon!
Vllaznia e Shkodrës mund të marrë titullin e parë në një kohë të gjatë: kampione dhe fituese e Kupës. Ka ende një shans në të dy garat. Sot ne prezantojmë Vllazninë e Shkodrës dhe tregojmë punën në vend.
Si duket një trajnim me Thomas Brdaric? Çfarë lloj futbolli zhvillon ai tek Vllaznia? Përveç kësaj, djali i tij Tim është në këtë vend dhe stërvitet me ekipin.
Ju mund të zbuloni se cili është ndryshimi më i madh me futbollin gjerman këtu. Thomas Brdaric flet gjithashtu për përvoja “të çuditshme” gjatë kohës së tij në Shkodër. Qëllimi i tij është të futet në Bundesligë herët a vonë. A do ta bëjë ai atë?
Nuk është hera e parë që mediat gjermane, me iniciativën e tyre apo të vetë Brdariç, promovojnë Vllazninë, futbollin shqiptar e shkodran, Shkodrën e Shqipërinë në Gjermani. Sigurisht, Thomas Brdariç meriton falenderime, sidomos kur e sheh Vllazninë tonë si një mundësi të mirë për të kaluar në trajningun gjerman prestixhoz në Bundesligë.
Një detaj interesant që shihet në video. Blogeri i famshëm gjerman Manu Thiele mban veshur fanelën e Vllaznisë, sipas gjasave të firmosur nga të gjithë futbollistët kuqeblu. /ShkodraWeb/




