
Kandidatja e PD- ASHM për qarkun e Shkodrës, Senada Mehmeti, ka qenë sot në lagjen “Skenderbeg” të qytetit të Shkodrës, ku është përballur me një skenë jo shumë të këndshme.
Në një zonë ku kishte të grumbulluara mbetje urbane, ka ndeshur me zjarre të ndezura ditën për diell, jo larg banesave të qytetarëve në këtë zonë, jo shumë larg qendrës së qytetit.
Ajo ka filmuar disa video, të cilat të shoqëruara me një mesazh video të saj, i ka shpërndarë për mediat por edhe në rrjetet e veta sociale.